Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Supë me presh, miell misri dhe patate

Supë me presh, miell misri dhe patate
September 21
17:45 2016

Përbërësit:

  •  
    • 2 presh me gjithë gjethet
    • gjysmë qepe
    • 2 patate
    • 2 lugë miell misri
    • 2 lugë gjalpë
    • 2 lugë vaj ulliri
    • pak kripë
    • 1 lugë e vogël me xhenxhefil të grirë me rende ose pluhur xhenxhefili
    • 800 ml lëng vegjetal ose ujë
    • 1 gjethe dafine të freskët
    • 2 gota qumësht

    Pjesa tjetër

    • pak vaj ulliri
    • 1 lugë e vogël me piper të kuq
    • disa feta buke
    • 1 lugë e vogël paprika
    • bajame të copëtuara
    • fleta preshi
    • gjethe trumëze

    Përgatitja:

    Prisni në copa të mëdha preshin me gjithë gjethe, qepën dhe patatet dhe vendosini të kaurdisen me vajin e ullirit. Përziejini herë pas here që mos ju digjen pasi preshi kur digjet merr shije të keqe.

    Hidhni kripë, shtoni dafinën, xhenxhefilin dhe lëngun vegjetal dhe lëreni të ziejë e mbuluar me kapak për 15-20 minuta në zjarr të ulët. Kur të jetë gati hiqni gjethen e dafinës dhe bluajeni me grirësin në zhytje, derisa të bëhet një krem homogjen.

    Ndërkohë, vendosni gjalpin të shkrijë, shtoni miellin e misrit, përziejini  sikur po bëni një beshamel. Skuqeni paksa, shtoni pak kripë dhe hiqeni nga zjarri. Shtoni brenda qumështin dhe përziejeni shpejt që mos të bëhet me kokrriza  dhe shtojeni te supa. Përziejeni përsëri derisa përbërësit të lidhen dhe lëreni akoma mbi zjarr derisa të ajkoset.

    Ndërkohë prisni në kubikë fetat e bukës dhe vendosini të theken në një tigan me fund që nuk ngjit. Shtojini dhe pak vaj ulliri.  Kur të jenë gati hiqini dhe ruajini mënjanë.

    Përzieni nja 2-3 lugë vaj ulliri me piperin e kuq.

    Ndajeni supën në tasa dhe shërbejeni me copëzat e bukës së thekur, vajin pikant, fletët e preshit të grira imët, gjethe trumëze, bajamet e grira dhe pluhuroseni  me pak paprika./Blitz.al/

    Burimi: Adda’s All

 

Komento
Shperndaje