Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Supë me presh, miell misri dhe patate

Supë me presh, miell misri dhe patate
May 25
23:27 2018

Përbërësit

2 presh me gjithë gjethet

gjysëm qepe

2 patate

2 lugë miell misri

2 lugë gjalpë

2 lugë vaj ulliri

Pak kripë

1 lugë e vogël me xhenxhëfill të grirë me rende ose pluhur xhenxhëfilli

800 ml. lëngë vegjetal ose ujë

1 gjethe dafine të freskët

2 gota qumësht

Pjesa tjetër

pak vaj ulliri

1 lugë e vogël me piper të kuq

disa feta buke

1 lugë e vogël paprika

bajame të coptuara

fleta preshi

gjethe trumëze

Përgatitja

Prisni në copa të mëdha preshët me gjithë gjethe, qepën dhe patatetdhe vendosni të kaurdisen me vajin e ullirit. Rrijini mbi kokë duke i përzierë herë pas here që mos ju digjen pasi preshi kur digjet merr shije të keqe.

Kriposini shtoni dafinën, xhenxhefilin dhe lëngun vegjetalë dhe lëreni të ziejë e mbulur me kapak për 15-20 minuta në zjarrë të ulët. Kur të jete gati hiqni gjethen e dafinës dhe bluajeni me grirësin në zhytje derisa të bëhet një krem homogjenë.

Ndërkohë vendosni të shkrijë gjalpi dhe shtoni miellin e misrit, përzijini  sikur po bëni një beshamel. Skuqeni paksa shtoni pak kripë dhe hiqeni nga zjarri. Shtoni brënda qumshtin dhe përzijeni shpejtë e shpejtë që mos ju bëhet me kokrriza  dhe shtojeni te supa. Përzijeni përsëri derisa përbërësit të lidhen dhe lëreni akoma mbi zjarr derisa të ajkoset.

Ndërkohë prisni në kubikë fetat e bukës dhe vendosini të thekërisen në një tiganë me fund që nuk ngjitë. Shtojini dhe pakvaj ulliri.  Kur të jenë gati hiqini dhe ruajini mënjanë.

Përzieni nja 2-3 lugë vaj ulliri me piperin e kuq. Ndajeni supën në tasa dhe shërbejeni me copëzat e bukës së thekur, vajin pikantë, fletët e preshit të grira imët, gjethe trumëze, bajamet e grira dhe pluhëroseni  me pak paprika.

Komento
Shperndaje