Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Supë me finok dhe portokall

Supë me finok dhe portokall
March 18
09:07 2016

Ada sot do të na japë një recetë të vyer për ata që duan të jenë në formë. Sot po sjell për ju dhe për vete një supë detox (shkruan ajo ne blog). Mund ta bëni si të gjallë ashtu dhe të gatuar. Unë po sjell dy versionet e saj edhe pse vet preferoj të gjallën.

 

Perbersit per 2 persona

 

 

Për supën e ftohtë të gjallë:

1 finok

lëngu i dy portokalleve të shtrydhura

kripë dhe piper i zi

pak koper

pak lëkura të grira imët me rende të portokallit vetëm pjesën  portokalli

pak vaj ulliri

1 lugë uthull molle

 

Pergatitja

 

 

Për supën e gjallë vendosni në një mikser finokun e prer në copa të vogla, kripë, piper, uthullën e mollës dhe jepini një të grirë derisa të bëhet krem, pastaj shtoni lëngun e portokallit dhe bluajeni akoma derisa masa të bëhet kremoze.

Shërbejeni me vaj ulliri sipër, lëkurat e grira të portokallit dhe koper të grirë imët.

 

Perbersit per 2 persona

 

 

Për supën e gatuar:

1 qep e ëmbël

1 finok

lëngu i dy portokalleve të shtrydhura

kripë dhe piper të zi

koper

lëkura e grira imët me rende të portokallit vetëm pjesën e portokalli

pak vaj ulliri

1 lugë lëngë limoni

 

Pergatitja

 

 

Kavërdinsi finokun me qepen me pak vaj ulliri dhe shtoini gjysëm gote ujë, lëreni të gatuhet derisa uji të përthahet. Shtoni kripë dhe piper të zi. Pastaj trasferojeni komplet masën në një mikser ku do të shtoni lëngun e portokallit, atë të limonit dhe grijeni derisa të bëhet krem. Shërbejeni me koper të grirë, lëkurat e portokallit të grira me rende,  vaj ulliri dhe copa buke të thekur.

 

Përzgjedhur nga: addasall.com

Komento
Shperndaje