Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Supë me finok dhe portokall

Supë me finok dhe portokall
May 25
17:55 2016

Receta e mëposhtme është një supë detoksi. Është e shijshme, e shëndetshme dhe e thjeshtë. Këtë supë ju mund ta bëni në dy versione, supë të ftohtë të gjallë ose supë të gatuar.

Përbërësit për supën e ftohtë të gjallë:

  • 1 finok
  • lëngu i dy portokalleve të shtrydhura
  • kripë dhe piper i zi
  • pak koper
  • pak lëkura të grira imët me rende të portokallit, vetëm pjesën  portokalli
  • pak vaj ulliri
  • 1 lugë uthull molle

Përgatitja:

Për supën e gjallë vendosni në një mikser finokun e prerë në copa të vogla, kripë, piper, uthullën e mollës dhe jepini një të grirë derisa të bëhet krem, pastaj shtoni lëngun e portokallit dhe bluajeni akoma derisa masa të bëhet kremoze.

Shërbejeni me vaj ulliri sipër, lëkurat e grira të portokallit dhe koper të grirë imët.

 

 Përbërësit për supën e gatuar:

  • 1 qepë e ëmbël
  • 1 finok
  • lëngu i dy portokalleve të shtrydhura
  • kripë dhe piper të zi
  • koper
  • lëkura e grira imët me rende të portokallit vetëm pjesën e portokalli
  • pak vaj ulliri
  • 1 lugë lëngë limoni

Përgatitja:

Kaurdisni finokun me qepën, me pak vaj ulliri dhe shtoni gjysmë gote ujë, lëreni të gatuhet derisa uji të përthahet. Shtoni kripë dhe piper të zi. Pastaj trasferojeni komplet masën në një mikser ku do të shtoni lëngun e portokallit, atë të limonit dhe grijeni derisa të bëhet krem. Shërbejeni me koper të grirë, lëkurat e portokallit të grira me rende,  vaj ulliri dhe copa buke të thekur.

Burimi: Adda’s All

Etiketimet
Shperndaje