Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Supë me fasule dhe tumeric

Supë me fasule dhe tumeric
September 30
12:35 2016

Përbërësit:

  • 300 g fasule të bardha
  • 1 qepë
  • 2 karota
  • 1 lugë të vogël tumeric (shafran Indie)
  • 1 litër lëngë vegjetal
  • kripë dhe piper të zi
  • 1 thelb hudhër
  • gjethe qepe të njoma
  • erëza të freskëta (rozmarinë, dafinë, trumëz)
  • 3-4 lugë vaj ulliri

Përgatitja:

Grini imët qepën, karotat dhe hudhrën dhe vendosini të kaurdisen me vajin e ullirit. Shtoni edhe fasulet në të dhe kaurdisini për disa minuta, mbulojini me lëngun vegjetal dhe shtoni brenda edhe erëzat e freskëta, por të lidhura mirë me spango që mos të hapen gjatë zierjes. Vendosni kapakun dhe lërini të ziejnë për rreth 2 orë. Nëse është e nevojshme shtoni akoma lëng vegjetal. Kur të jetë gati  hiqni tufën e erëzave dhe jepini një të grirë të shpejtë me grirësin në zhytje, pak fare, mos të bëhet krem por të jetë gjysma krem, gjysma me kokrra të plota të fasules.  Rregullojeni me kripë, piper të zi  dhe tumeric. Shërbejeni me bishta qepe të grirë imët dhe vaj ulliri./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje