Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Supë me fasule dhe pazi

Supë me fasule dhe pazi
October 14
12:33 2016

Përbërësit:

  • 300 g fasule të njoma
  • 300 g pazi
  • 1 qepë
  • 3-4 gjethe sherbelë
  • 1 spec djegës
  • 1 thelb hudhër
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë e vogël kripë
  • 1 litër lëng vegjetale ose ujë

Për shoqërim:

  • Salcë pikante sipas dëshirës
  • Djathë parmixhano
  • 1 limon

Përgatitja:

Grini imët qepën me hudhrën, vendosini të kaurdisen me vajin e ullirit, shtoni specin djegës, sherbelën dhe lëreni vajin të aromatizohet, pastaj shtoni fasulet e njoma. Kaurdisini së bashku dhe shtoni lëngun vegjetal ose ujin.

Mbulojeni me kapak dhe lëreni të gatuhet në zjarr të avashtë.

Ndërkohë, lani pazinë dhe priteni në copa dhe kur fasulet të jenë nga fundi i zierjes së tyre shtojeni në to. Hidhni kripë  dhe lëreni  akoma mbi zjarr derisa supa të ajkoset.

Para se ta shërbeni, hiqni sherbelën nga supa dhe shërbejeni sipër me fleta parmixhani dhe salcë pikante nëse dëshironi. Akoma pak vaj ulliri sipër dhe lëng limoni  dhe shoqërojeni me bukë të thekur./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

Komento
Shperndaje