Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Supë me domate

Supë me domate
June 23
18:13 2016

Mund të përdorni domatet e varieteteve të ndryshme  për  këtë recetë  dhe sot kam përdorur 3 lloje domatesh. Por ju në bazë të mundësive tuaja përdorni çfarë të doni më tepër. Sekreti është që të përdorni më shumë domate të vogla për t’i dhënë atë veçantinë për të cilën po flas.

Kjo supë është e përshtatshme edhe për fëmijët. Natyrisht për ta hiqni piperin djegës.

Përbërësit:

  • 1 domate “zemër kau”
  • 300 g domate të vogla
  • 2 domate në formë të zgjatur
  • 1 qepë
  • 3-4 thelpinj hudhra
  • kripë dhe piper i zi
  • pak vaj ulliri
  • disa gjethe borziloku
  • 1 lugë e vogël paprika
  • 3-4 lugë pana e thartë. Në mungesë, panës së kuzhinës shtojini 1 lugë lëng limoni
  • 700 ml ujë

Përgatitja:

Domatet e mëdha pritini më katërsh dhe vendosini në një tavë me letër furre poshtë. Vendosni edhe të voglat e plota, hidhuni kripë, shtoni hudhrat e qëruara, pak vaj dhe vendosini në furrë në 180°C derisa të piqen. Rreth 25-30 minuta ju duhet të karamelizohen mirë.

Prisni qepën dhe vendoseni të kaurdiset me pak vaj ulliri bashkë me disa gjethe borzilok. Kur të jetë kaurdisur mirë shtoni në të dhe domatet e pjekura me gjithë lëngun që kanë formuar gjatë pjekjes. Shtoni ujin, paprikan, pak piper të zi akoma pak kripë dhe lërini të gatuhet derisa lëngu të ajkoset.

Bluajeni  masën me grirësin në zhytje. Pastaj filtrojeni të gjithë supën duke e kaluar nëpërmjet një site në mënyrë që të keni vetëm kremin e hollë pa farat dhe lëkurat e domateve.

Pjesën e filtruar shërbejeni me pak pana të thartë, gjethe borziloku, akoma pak vaj ulliri dhe copa buke të thekur.

Burimi Adda’s All

http://addasall.com/supe-me-domate/

Komento
Etiketimet
Shperndaje