Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Supë luleshtrydhesh “polka dots”

Supë luleshtrydhesh “polka dots”
June 15
18:19 2017

Një supë e thjeshtë luleshtrydhesh e përshtatshme për të shoqëruar një pandispanjë të thjeshtë ose një tortë me çokollatë për të pasuruar akoma më shumë shijet.

Përbërësit për 2 persona:

  • 200 g luleshtrydhe
  • 3 lugë sheqer kaf
  • 1 limon
  • gjysmë gote me ujë
  • pak vanilje
  • 50 ml pana të thartë

Përgatitja:

Prisni luleshtrydhet në copa dhe vendosini në një enë ku do të shtoni ujin, sheqerin, vaniljen dhe lëngun e limonit. Lërini të gatuhen dhe gjithë masën grijeni në formën e një pureje të hollë. Pastaj kalojeni në një kulluese shumë të imët. Me pjesën e kulluar bëni sipër saj pikëza me ndihmën e një shiringe pastiçerie dhe shërbejeni./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje