Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Supë krem me kungulleshka dhe copa pule

Supë krem me kungulleshka dhe copa pule
January 06
18:46 2019

Përbërësit

200 gr gjoks pule

500 gr kunguj

1 qepë

2 patate

rreth 700 ml lëng vegjetal

krip dhe piper i zi

vaj ulliri

majdanoz

Përgatitja

Lajmë kungujt dhe i presim në copa.Qërojmë patatet dhe i presim dhe këto në copa.Grijmë qepën dhe i vendosim të gjitha perimet në një enë me pak vaj ulliri dhe i kaverdisim për disa minuta.Presim pulën në copa dhe e vendosim sipër një grilli të skuqen me pak kripë.Pasi i kemi skuqur paksa perimet shtojmë lëngun vegjetal dhe e mbulojmë me kapak. E lemë në zjarr të ulet për rreth 20 min.Kur perimet të jenë zier, i kalojmë në mikser,I rregullojmë me kripë dhe piper,shtojmë majdanozin e grirë imët.E shërbejmë të nxehtë me copat e pulës sipër dhe me pak vaj ulliri.

Burimi: Adda’s All

Share