Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Supë krem me kërpudha

Supë krem me kërpudha
September 13
16:14 2016

Përbërësit:

600 g kërpudha në varietetin që dëshironi

1 patate mesatare

1 presh, vetëm pjesa e bardhë

kripë dhe piper  i zi

pak koper

pak vaj ulliri

800 ml lëng vegjetal ose mishi

Përgatitja:

Prisni preshin në feta. Pastroni kërpudhat dhe bashkë me bishtin, pritini në copa të vogla. Qëroni pataten dhe priteni në copa. Vendosini të kaurdisen preshin me kërpudhat me pak vaj ulliri. Kaurdisini bashkë disa sekonda dhe shtoni patatet. Shtoni kripë dhe piper  të zi dhe lëngun vegjetal ose të mishit nëse e keni përdorur atë. Lërini të ziejnë në zjarr të avashtë për 15 -20 minuta. Hiqeni dhe grijeni masën me mikserin në zhytje derisa të bëhet krem. Spërkateni me koper të grirë imët dhe shërbejeni. Sipas dëshirës, para se ta grini i shtoni pana kuzhine./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Supë krem me kërpudha

 

Shperndaje