Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Supë krem me karrota

Supë krem me karrota
September 09
18:52 2018

Perberesit

300 gr. karrota

3-4 thelpinjë hudhra

1 qep mesatare

kripë dhe piper të zi

2 lugë vaj ulliri

800 ml. lëngë vegjetalë

1 patate

degë rozmarine

Pakëz xhenxhefil të freksët në munges 1 lugë të vogël pluhur

Për dekorin:

1 spec djegës 1 freskët

fara mikse

Disa lugë beshamel të bërë me gorgonzola

Pergatitja

Qëroni karrotathudhrat dhe qepën dhe pritini në copa të mëdha. Vendosini në një tavë me letër furre poshtë, kriposeni, piperoseni vendosni dhe degët e rozmarinës, dhe spërkateni me vaj ulliri. Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 180°c derisa të jenë gati.

Veçmas kaurdisni pataten me xhenxhëfilin e grirë hollë shtoni dhe karrotat e pjekura sëbashku me lëngun që kan formuar në fund, mbulojeni me ujë dhe lërini të zjejnë rreth 15 minuta. Bluajeni me bluarësin në zhytje derisa të keni një krem homogjen. Rregulloni akoma me kripë dhe piper të zi dhe shërbejeni sipër me fara mikse, spec djegës dhe nja dy lugë beshamel të bërë me gorgonzola:

Për beshamelën:

100 gr. Gorgonzola

2 lugë miell

2 lugë gjalpë

400 ml. Qumësht

pak arrë myshku

Përgatisni beshamelën duke skuqur miellin në gjalpë dhe shtoni qumshtin pak nga pak që mos t’ju bëhet kokriza. Shtoni dhe djathin dhe rregulloni shijen me kripë dhe arrë myshku. Kur të bëhet kremoze hiqeni dhe shtoni nga një lugë sipër supës.

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje