Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Supë krem me karrota dhe xhenxhëfil

Supë krem me karrota dhe xhenxhëfil
January 29
19:10 2017

Përbërsit:

  • 300 gr. karrota
  • 3-4 thelpinjë hudhra
  • 1 qep mesatare
  • kripë dhe piper të zi
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 800 ml. lëngë vegjetalë
  • 1 patate
  • degë rozmarine
  • Pakëz xhenxhefil të freksët në munges 1 lugë të vogël pluhur

Për dekorin:

  • 1 spec djegës 1 freskët
  • fara mikse
  • Disa lugë beshamel të bërë me gorgonzola

Për beshamelën:

  • 100 gr. Gorgonzola
  • 2 lugë miell
  • 2 lugë gjalpë
  • 400 ml. Qumësht
  • pak arrë myshk

Përgatisni beshamelën duke skuqur miellin në gjalpë dhe shtoni qumshtin pak nga pak që mos t’ju bëhet kokriza. Shtoni dhe djathin dhe rregulloni shijen me kripë dhe arrë myshku. Kur të bëhet kremoze hiqeni dhe shtoni nga një lugë sipër supës.

Përgatitja:

Qëroni karrotat, hudhrat dhe qepën dhe pritini në copa të mëdha. Vendosini në një tavë me letër furre poshtë, kriposeni, piperoseni vendosni dhe degët e rozmarinës, dhe spërkateni me vaj ulliri. Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 180°c derisa të jenë gati.

Veçmas kaurdisni pataten me xhenxhëfilin e grirë hollë shtoni dhe karrotat e pjekura sëbashku me lëngun që kan formuar në fund, mbulojeni me ujë dhe lërini të zjejnë rreth 15 minuta. Bluajeni me bluarësin në zhytje derisa të keni një krem homogjen. Rregulloni akoma me kripë dhe piper të zi dhe shërbejeni sipër me fara mikse, spec djegës dhe nja dy lugë beshamel të bërë me gorgonzola./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje