Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Supë freskuese – avokado, trangull dhe borzilok

Supë freskuese – avokado, trangull dhe borzilok
July 09
18:15 2016

Një supë që bëhet shumë shpejt. E përshtatshme për të gjithë familjen dhe mbi të gjitha shumë e shëndetshme për fëmijët tuaj. Për ta mos i shtoni piper dhe hudhra nëse dëshironi. Për ta bërë edhe më të shijshme unë i shtova sipër ca fara lulëkuqeje, por për fëmijët mos i shtoni.

Përbërësit:

  • 1 avokado
  • 1 trangull
  • 1 thelb hudhër
  • disa gjethe borziloku
  • 1 gotë ujë i ftohtë
  • kripë dhe piper i zi
  • pak vaj ulliri ekstra i virgjër
  • 1 lugë e vogël fara lulëkuqeje
  • pak spec djegës i shkërmoqur

Përgatitja:

Qëroni trangullin nga lëkurat dhe fara, pastroni dhe avokadon nga lëkura dhe bërthama dhe të gjithë përbërësit vendosini në një blender ku do t’i bluani derisa të bëhen krem. Sipas dëshirës mund t’i shtoni pak ujë për ta bërë më të hollë. Provojeni nëse ka nevojë akoma për kripë.

Shërbejeni me spec djegës të shkërmoqur sipër, pak vaj ulliri dhe fara lulëkuqeje.

Burimi: Adda’s All

http://addasall.com/supe-freskuese-avokado-trangull-dhe-borzilok/

Etiketimet
Shperndaje