Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Supë e ftohtë me perime verore

Supë e ftohtë me perime verore
July 04
20:06 2016

Ditët e verës kërkojnë ushqime të lehta dhe të freskëta dhe ju do ta adhuroni këtë supë. E përshtatshme për gjithë familjen dhe mbi të gjitha për fëmijët tuaj.

Përbërësit:

  • 300 g domate
  • një dorë rukola
  • 1 spec i kuq
  • 1 thelb hudhër
  • 2 kungulleshka
  • 1 trangull
  • 1 limon
  • pak kripë dhe piper i zi
  • 2 gota ujë të ftohtë
  • pak borzilok

Përgatitja:

Pastroni specin nga farat, qëroni trangullin dhe hudhrën dhe së bashku me perimet e tjera vendosini në një blender. Shtoni kripë, piper, lëngun e limonit dhe ujin. Bluajini derisa të përfitoni një krem të trashë.

Filtrojeni kremin me një sitë, provojeni nëse ka nevojë për kripë dhe piper të zi.

Shërbejeni me bukë të thekur, vaj ulliri ekstra të virgjër sipër dhe gjethe borziloku.

Burimi: Adda’s All

Supë e ftohtë me perime verore

Komento
Etiketimet
Shperndaje