Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Supë e ftohtë me perime verore

Supë e ftohtë me perime verore
July 17
15:22 2018

Ditët e verës kërkojnë ushqime të lehta dhe të fresketa dhe ju do ta adhuroni këtë supë. E përshtaçme për gjithë familjen dhe mbi të gjitha për të vegjlit tuaj.

PERBERESIT:

300 gr domate

një dorë rukola

1 spec i kuq

1 thelpi hudhër

2 kungulleshka

1 trangull

1 limon

pak kripë dhe piper i zi

2 gota ujë të ftohtë

pak borzilok

 

PERGATITJA:

Pastroni specin nga farat, qëroni trangullin dhe hudhrën dhe sëbashku me perimet e tjera vendosni në një blender. Shtoni kripë, piper, lëngun e limonit dhe ujin. Bluajeni derisa të përfitoni një krem të trash.

Filtrojeni kremin me një sitë, provojeni nëse ka nevoj për kripë dhe piper të zi.

Shërbejeni me bukë të thekur, vaj ulliri ekstra të virgjër sipër dhe gjethe borziloku.

Burimi: Adda’s All

 

 

Share