Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Supë e ftohtë andaluziane – Gazpacho

Supë e ftohtë andaluziane – Gazpacho
May 20
13:41 2016

Gazpacho (gazpaço) është një supë e ftohtë, më e famshmja në Spanjë. Me origjinë nga toka e flamengos, Andaluzi, është një pjatë e varfër, e krijuar nga fshatarët të cilët e merrnin me vete te punonin tokën e nxehtë për t’u freskuar duke ngrënë diçka të lehtë dhe shumë të freskët. Shpesh shtohen edhe copëza akulli për ta mbajtur sa më të freskët. Shërbehet në shumë mënyra të ndryshme, si koktej, antipastë, si supë duke u shoqëruar edhe me copëza buke të thekur, veze të ziera, qepë, tranguj, turshi etj. Ose si një salcë për të ngjyer perimet e tjera të gjalla. Versioni  më poshtë është ai origjinali, por pasi ta keni provuar mund ta personalizoni sipas shijeve tuaja.

Përbërësit:

  • 50 ml uthull vere
  • 50 ml vaj ulliri ekstra i virgjër
  • 5  domate të pjekura mirë
  • 2 thelpinj hurdhër
  • pak tulë buke i njomë në ujë dhe i shtrydhur mirë
  • 1 trangull
  • 1 spec i kuq
  • 1 jeshil
  • 1 qepë
  • kripë dhe piper i zi
  • 1 lugë e vogël  paprika

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit grijini mirë në blender derisa të fitoni një krem. Nëse është shumë i plotë shtojini pak ujë dhe kalojeni në sitë. Pjesën e kulluar ruajeni për disa orë në frigorifer derisa të ftohet mirë.

Shërbejeni me perime të gjalla, copa buke të thekur etj.

Burimi: Adda’s All

Komento
Etiketimet
Shperndaje