Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sultjash me fruta të thara

Sultjash me fruta të thara
September 06
13:23 2017

Lindi si një ëmbëlsirë duke përfshirë ato pak gjëra që më ndodheshin në shtëpi. Receta bazë është e njëjtë si e sultjashit normal, vetëm se e kam pasuruar me fruta të thara dhe të thata.

 

Përbërësit:

200 g oriz

1 l qumësht

200 g sheqer të bardhë ose kaf

një dorë me mana kineze

1 dorë rrush të thatë

1 grusht arra të qëruara

një grusht fistik

kanellë sa mjafton

 

Përgatitja:

Vendosni në ujë rrushin dhe manat kineze.

Ndërkohë vendosni orizin të ziejë me 400 ml ujë në zjarr të  avashtë dhe sapo uji fillojë të shterojë, shtoni qumështin dhe lëreni të ziejë në zjarr të ulët duke e përzierë vazhdimisht që mos t’ju ngjitet. Kur të shikoni që qumështi është përgjysmuar, shtoni sheqerin  dhe vazhdoni zierjen deri sa të shikoni që orizi është shkriftuar dhe masa është trashur dhe është bërë e kremtë. Shtoni edhe manat së bashku me rrushin të shtrydhura nga uji, arrat dhe përziejeni.  Ndajeni në tasa dhe lëreni të ftohet. Para se ta shërbeni spërkateni sipër me kanellë dhe fistikë të grirë. /Blitz.al/

Sultjash me fruta të thara

Shperndaje