Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sultjash me fruta të thara

Sultjash me fruta të thara
March 20
20:14 2018

Lindi si një ëmbëlsirë duke përfshire ato pak gjëra që më ndodheshin në shtëpi. Receta bazë është e njëjtë si e sultjashit normal vetëm që e kam pasuruar me fruta të thara dhe të thata.

Përbërësit

200 gr. oriz

1 lt. qumësht

200 gr. sheqer të bardhë ose kaf

një dorë me mana kineze

1 dorë rrush të thatë

1 grushtë arra të qëruara

një grushtë fistik

kanell sa mjafton

Përgatitja

Vendosni të rrinë në ujë rrushin dhe manat kineze.

Ndërkohe vendosni orizin të ziej me 400 ml ujë në zjarrë të  avashët dhe sapo uji fillojë të shteroj, shtoni qumshtin dhe lëreni të ziejë në zjarr të ulët duke e përzier vazhdimishtë që mos ju ngjitet. Kur shikoni që qumshti është përgjysmuar, shtoni sheqerin  dhe vazhdoni zierjen deri kur shikoni që orizin është shkriftuar dhe masa është trashur dhe është bërë e kremtë. Shtoni dhe manat sëbashku me rrushin të shtrydhura nga uji, arrat, dhe përzijeni.  Ndajeni në tasa individul dhe lëreni të ftohet. Para se ta shërbeni spërkateni sipër me kanell dhe fistikë të grirë.

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje