Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sultjash i pjekur

Sultjash i pjekur
May 25
20:30 2016

Sultjash i pjekur është një recetë turke. Mund ta personalizoni sipas dëshirës dhe të shtoni çfarë të dëshironi. Një ëmbëlsirë e shijshme dhe e lehtë, e cila mund të konsumohet në mëngjes, pasdite dhe darkë.

Përbërësit:

  • 2 gota oriz  per rizoto rreth 250 g.
  • 150 g sheqer
  • 1 lugë gjalpë
  • 1 limon
  • 1 lugë kafe vanilje ose një shkop i freskët akoma më mirë
  • 2 litra qumësht
  • 2 lugë niseshte
  • luleshtrydhe
  • kanellë
  • bajame ose arra
  • 1 e verdhë veze
  • gjethe mendre

Përgatitja:

Vazhdoni përgatitjen si një sultjash normal duke vënë orizin të ziejë me ujë në zjarr të ulët derisa të ziejë mirë dhe të fillojë të shkërrmoqet. Nga qumështi hiqni gjysmë gote dhe shkrini në të niseshtenë. Shtoni qumështin te orizi së bashku me vaniljen, sheqerin, lëkurat e grira imët të limonit dhe gjalpin. Përziejeni vazhdimisht që mos t’ju ngjitet derisa të fillojë të marrë valë. Lëreni kështu të ziejë për disa minuta, pastaj shtoni niseshtenë e holluar dhe lëreni mbi zjarr derisa të trashet paksa, jo shumë pasi ju thahet në furrë më pas kur të jetë trashur mjaftueshëm. Ndajeni në tava individuale ose në një të vetme.

Rrihni të verdhën e vezës me pak qumësht dhe lyeni sipërfaqen e sultjashit me të duke e hapur me kujdes me kurrizin  e një luge. Vendoseni të piqet në 180°C për 25-30 minuta ose kur shikoni  që sipërfaqja fillon e skuqet dhe ka marrë ngjyrë të bukur.

Lëreni të ftohet dhe vendoseni në frigorifer për disa orë. Para se ta shërbeni mund ta pluhurosni me kanellë dhe dekorojeni me copa frutash, bajame ose arra dhe gjethe mendre. Dhe nëse dëshironi edhe me një lugë akullore me vanilje.

Burimi: Adda’s All

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje