Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi i ri: Ju kanë gënjyer! “Milkshakes” nuk ju shëndoshin…

Studimi i ri: Ju kanë gënjyer! “Milkshakes” nuk ju shëndoshin…
July 15
12:49 2016

Besojmë se e keni dëgjuar disa herë se “milkshakes” (të cilat përziejnë qumështin me fruta dhe ndonjëherë edhe çokollatë apo kakao) janë disa “bomba” klorike për organizmin tonë.

Por nëse ju themi se deri tani e kemi ditur gabim? Duke marrë shkas nga një studim paraprak për ushqimet e “pashëndetshme” por që në fakt nuk të shëndoshin në atë lloj mënyrë që ne mendojmë, të njëjtët studiues të Universitetit të Oksfordit kanë ndërmarrë iniciativën për të vëzhguar me detaje nëse “milkshakes” të shëndoshin apo jo.

Në rezultatet e këtij studimi thuhet se në fakt ato nuk ju shëndoshin. Dhe menjëherë pas këtij konstatimi vjen pyetja: “Si ka mundësi?” Studiuesit thonë se “milkshake” i konsumuar në mëngjes arrin të të mbajë mjaft të ngopur deri në vaktin tjetër, madje edhe më tepër se kaq. Nëse ju jeni të ngopur që prej mëngjesit, mundësia që të konsumoni një vakt të mbushur me kalori në drekë është e ulët.

Studiuesit e eksperimentuan këtë gjetje me 15 vullnetarë të cilët konsumuan “milkshake” me nga 500 kalori secila. Në fund të ditës, edhe pse kishin konsumuar këtë sasi kalorish, këta 15 persona rezultuan të kishin humbje peshe më shumë sesa të tjerë që nuk kishin konsumuar “milkshake” dhe kjo vetëm nga fakti se ngopja në mëngjes ka qenë e mjaftueshme për të mos konsumuar shumë kalori gjatë ditës.

Komento
Shperndaje