Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Strudel me petё byreku

Strudel me petё byreku
October 10
20:12 2016

Përbërësit:

  • 1 pako me peta byreku
  • 100 g gjalpё i shkrirё
  • 5-6 mollё
  • 200 g rrush i thatё
  • 2 lugё tё vogla kanellë
  • 2 lugё tё vogla pluhur xhenxhefili
  • lёkurat e një limoni tё grirё
  • 2 lugё stika pishe
  • lёngu i dy limonave
  • 8 lugё sheqer kaf
  • 4 lugё galetë

Përgatitja:

Vendosni stikat e pishёs  tё theken nё njё tigan me fund qё nuk ngjit pёr 2-3 minuta. Hiqini dhe lёrini tё ftohen.

Qёroni mollёt dhe pritini nё feta tё holla. Vendosini nё njё enё ku do tё shtoni edhe lёngun e limonit, 7 lugё sheqer, 2 lugё galetë, 3 lugё gjalpё, lёkurat e limonit, pluhurin e xhenxhefilit, rrushin e thatё, stikat e pishёs. Pёrziejini.

Nё njё tavё me letёr furre poshtё shtoni pak gjalpё, shtroni disa petë byreku me gjalpё ndёrmjet tyre. Spёrkateni fundin me galetë, shtroni  mollёt dhe palosni petёt. Vendosni njё tjetёr petë sipёr pёr ta izoluar.

Lyeni  sipёrfaqen me pak gjalpё tё pёrzierë me qumёsht dhe spёrkateni me sheqer.

Piqeni nё 180°C pёr 30 minuta.

Pёr ta lezetuar mё shumё shёrbejeni me akullore./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

 

Komento
Shperndaje