Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Strudel me dardhë dhe copëza çokollate

Strudel me dardhë dhe copëza çokollate
May 31
18:51 2017

Përbërësit:

  • 1 pako me petë byreku
  • 4-5 dardha
  • 3 lugë me pikëlza çokollate të zezë. Në mungesë mund të grini trashë 1 pllakë çokollate.
  • 2 lugë rrush të thatë
  • 1 lugë stika pishe
  • 1 lugë bajame ose lajthi të grira trashë për sipërfaqen
  • pak gjalpë i shkrirë
  • 2-3 lugë sheqer kaf në varësi se sa të ëmbël e doni (për mua që s’e kam qejf shumë të ëmblën një lugë brenda mjaftoi sepse luga tjetër na duhet për spërkatjen sipër)
  • lëngu i 1 limoni
  • pakëz kanellë
  • biskota të mbetura rreth 2 duar ose mund të përdorni dhe biskota me çokollatë
  • 1 lugë qumësht për të lyer sipërfaqen

Përgatitja:

Qëroni  dardhët dhe pritini në copa të vogla. Vendosini të rrinë të spërkatura sipër me lëngun e gjysmë limoni që mos të nxihen ndërkohë që ne përgatisnim përbërësit e tjerë.

Vendosni dhe rrushin e thatë të pushojë në ujë.

Thërrmoni biskotat në copëza të mëdha dhe thekini paksa në një tigan që nuk ngjit që të bëhen krokante dhe në këtë mënyrë gjatë pjekjes do na thithin dhe lëngun që do lëshojnë dardhat.

Tani kulloni dardhat nga lëngu që kanë lëshuar, vendosni në një tas dhe përziejini me copëzat e çokollatës, stikat e pishës, rrushin e thatë, 1 lugë sheqer, pakëz kanellë dhe 2 lugë gjalpë të shkrirë. Përziejini.

Shtroni nja 10 petë byreku të lyera me gjalpë ndërmjet tyre. Spërkatni fundin në mes me biskota dhe pjesën që mbetet nga biskotat përziejeni me dardhën  dhe çokollatën.

Vendosni në mes të petëve mbushjen me dardhë dhe palosini petët një nga një duke e mbyllur në formën e një pakoje.

Kthejeni  palosjen përmbys, lyeni sipërfaqen e tij me pak gjalpë të përzierë me qumësht, spërkateni me  sheqerin e mbetur dhe bajamet e grira ose lajthitë.

Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 180°C derisa të theket mirë sipër./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje