Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Strudel me dardhë dhe copëza çokollate

Strudel me dardhë dhe copëza çokollate
November 12
08:10 2018

Përbërësit

1 pako me petë byreku

4-5 dardha

3 lugë me pikëlza çokollate të zezë. Në mungesë mund të grini trashë 1 pllakë çokollate.

2 lugë rrush të thatë

1 lugë stika pishe

1 lugë bajame ose lajthi  të grira trashë për sipërfaqen

Pak gjalpë i shkrirë

2-3 lugë sheqer kaf në varësi sa të ëmbël e doni

Lëngu i 1 limoni

Pakëz kanellë

Biskota të mbetura rreth 2 duar ose mund të përdorni dhe biskota me çokollatë

1 lugë qumësht për të lyer sipërfaqen

Përgatitja

Qëroni  dardhët dhe pritini në copa të vogla. Vendosini të rrinë të spërkatura sipër me  lëngun e gjysmë limoni që mos të nxihen ndërkohë qe ne përgatisnim përbërësit e tjerë.

Vendosni dhe rrushin e thatë të pushojë në ujë.

Thërmoni biskotat në copëza të mëdha dhe thekini paksa në një tigan që nuk ngjit që të bëhen krokante dhe në këtë mënyre gjatë pjekjes do na thithin dhe lëngun që do lëshojnë dardhat.

Tani kulloni dardhat nga lëngu që kan lëshuar, vendosini në një tas dhe përziejini me copëzat e çokollatës, stikat e pishës, rrushin e thatë, 1 lugë sheqer, pakëz kanell dhe 2 lugë gjalpë të shkrirë.

Shtroni rreth 10 petë byreku të lyera me gjalpë ndërmjet tyre. Spërkatni fundin në mes me biskota dhe pjesën që mbetet nga biskotat përziejeni me dardhën  dhe çokollatën.

Vendosini  në mes të petëve mbushjen me dardhë dhe palosini petët një nga një duke e mbyllur në formën e një pakoje.

Kthejeni  palosjen përmbys, lyeni sipërfaqen e tij me pak gjalpë të përzier me qumësht, spërkateni me  sheqerin e mbetur dhe bajamet e grira ose lajthitë

Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 180°C derisa të thekëriset mirë sipër.

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje