Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Strudel me dardhë dhe copëza çokollate

Strudel me dardhë dhe copëza çokollate
May 27
02:06 2018

Përbërësit

1 pako me pet byreku

4-5 dardha

3 lugë me pikëlza çokollate të zezë. Në munges mund të grini trash 1 pllak çokollate.

2 lugë rrush të thatë

1 lugë stika pishe

1 lugë bajame ose lajthi  të grira trash për sipërfaqen

Pak gjalpë i shkrirë

2-3 lugë sheqer kaf në varësi sa të ëmbël e doni

lëngu i 1 limoni

Pakëz kanell

Biskota të mbetura rreth 2 duar ose mund të përdorni dhe biskota me çokollatë

1 lugë qumësht për të lyer sipërfaqen

Përgatitja

Qëroni  dardhët dhe pritini në copa të vogla. Vendosini të rrin të spërkatura sipër me  lëngun e gjysëm limoni që mos të nxihen ndërkohë qe ne përgatisnim përbërësit e tjerë

Vendosni dhe rrushin e thatë të pushojë në ujë.

Thërmoni biskotat në copëza të mëdha dhe thekini paksa në një tigan që nuk ngjitë që të bëhen krokante dhe në këtë mënyre gjatë pjekjes do na thithin dhe lëngun që do lëshojnë dardhat.

Tani kulloni dardhat nga lëngu që kan lëshuar, vendosni në një tas dhe përzjejini me copëzat e çokollatës, stikat e pishës, rrushin e thatë, 1 lugë sheqer, pakëz kanell dhe 2 lugë gjalpë të shkrirë. Përzijini.

Shtroni nja 10 pet byreku të lyera me gjalpë ndërmjet tyre. Spërkatni fundin në mes me biskota dhe pjesën që mbetet nga biskotat përzijeni me dardhën  dhe çokollatën.

Vendosini  në mes të petëve mbushjen me dardhë dhe palosini petët një nga një duke e mbyllur në formën e një pakoje. Kthejeni  palosjen përmbys, lyeni sipërfaqen e tij me pak gjalpë të përzier me qumsht, spërkateni me  sheqerin e mbetur dhe bajamet e grira ose lajthitë. Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 180°C derisa të thekëriset mirë sipër. Lëreni të ftohet paksa për ta shërbyer.  Sipas dëshirës mund ta shërbeni dhe me sheqer pluhur sipër.

Burimi: Adda’s All

 

 

Komento
Shperndaje