Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Speca turshi me gjizë dhe kos

Speca turshi me gjizë dhe kos
August 17
21:53 2017

Përbërësit:

  • speca të verdhë për mbushje
  • gjizë e fortë me kripë
  • kos i thartë, më mirë i bërë në shtëpi

Përgatitja:

Pastroni specat nga farat e brendshme. Gjizën sipas dëshirës mund edhe ta përzieni me hudhra të grira imët dhe mbushni me të specat. Renditini në një enë qelqi duke i ngjeshur shumë me njëra-tjetrën. Mbusheni enën me kos të thartë, mbylleni mirë me kapak dhe lëreni në një vend të freskët dhe errësirë. Duhen rreth 1-2 javë të bëhen. Herë pas here mund t’i kontrolloni nëse kanë nevojë për kos.

Në momentin e shërbimit shtoni vaj ulliri sipër dhe kopër për një shije akoma më të mirë./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje