Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Speca gogozhare të mbushura me ton dhe kaperi

Speca gogozhare të mbushura me ton dhe kaperi
October 17
18:56 2016

Përbërësit:

  • speca gogozhare të vogla
  • ton natyral i konservuar
  • një dorë kaperi
  • disa thelpinj hudhra
  • pak kripë
  • pak vaj ulliri

Përgatitja:

Përgatisni mbushjen duke grirë në blender tonin me hudhrat dhe kaperin. Pastroni specat nga farat dhe mbushini me përgatitjen me ton. Vendosini në një tavë pjekje me letër furre poshtë, shtoni pak kripë sipër dhe vaj ulliri. Piqini në furrën e nxehur më parë në 200° për 20 minuta.

Shërbejini si garniturë ose si antipastë./Blitz.al/

Burimi Adda’s all

Komento
Shperndaje