Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Spageti me vongole dhe domate qershizë

Spageti me vongole dhe domate qershizë
June 27
18:39 2016

Dreka verore thërrasin këto makarona, të freskëta me shtimin e domateve qershizë e bëjnë këtë pjatë shumë ftuese.

Përbërësit:

  • 280 g makarona spageti
  • 1 kg guacka vongole
  • 3-4 thelpinj hudhra
  • 200 g domate qershizë
  • 2-3 lugë vaj ulliri
  • 1 gotë verë e bardhë
  • 1 tufë e vogël majdanoz
  • 1 spec djegës i thatë

Përgatitja:

Guaskat shpëlajini mirë duke i përplasur fort pas lavamanit dhe lërini në ujë të ftohtë me 1 lugë kripë të rrinë për 2-3 orë që të nxjerrin gjithë papastërtitë e tyre.

Grini imët hudhrën, majdanozin dhe vendosini të kaurdisen me vajin e ullirit, shtoni edhe specin djegës dhe sapo vaji të aromatizohet shtoni në të vongolet dhe gotën e verës, mbulojeni me kapak që të fillojnë procesin e hapjes. Veçmas zieni makaronat aldente. Kullojini dhe shtojini te tigani i guaskave së bashku me domatet e prera më katërsh. Përziejini mirë që shijet të lidhen, shtoni akoma pak majdanoz të freskët dhe shërbejini.

Burimi: Adda’s All

Makarona “Spaghetti” me vongole dhe domate qershizë

Komento
Etiketimet
Shperndaje