Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Soda e bukës është shpëtimi juaj! 9 përdorimet efikase të saj

Soda e bukës është shpëtimi juaj! 9 përdorimet efikase të saj
July 09
09:35 2018

Soda e bukës është një substancë e mahnitshme. Përveçse përdoret për ushqime të ndryshme ajo ju ndihmon për të pastruar gjërat tuaja, për maska fytyre dhe ka shumë përfitime.

Më poshtë do të shihni disa prej përdorimeve të saj më efikase.

E dobishme për lavatriçen:

Heq njollat e verdha nga rrobat.

Heq njollat e verdha, të verës, të frutave, të bojës.

Përdorimi në kuzhinë:

Soda e bukës është një pastrues shumë efektiv. Përdorni sodën për të pastruar furrat, heq njollat nga mobiliet e drurit, dezinfekton dërrasat e prerjes, pastron enët e qelqit.

Perfekte për pastrimin e shtëpisë:

Pastron bizhuteritë, dezinfekton WC dhe dyshemenë, heq njollat e blozës, kthen bardhësinë e këpucëve, heq ndryshkun nga mjetet metalike.

Eliminon aromat e këqija:

Heq erën e këpucëve, heq aromën e keqe nga frigoriferi, heq erën e keqe në makinë, valixhe dhe dyshek.

Trajton disa sëmundje:

Redukton acarimin nga reaksionet dhe alergjitë, stabilizon djegiet, kuron mishrat e dhëmbëve, heq gazrat e shkaktuara nga konsumimi i perimeve.

Produkt i mirë dentar:

Heq njollat, parandalon gurëzat e dhëmbëve, redukton erën e keqe të gojës, pastron dhëmbët dhe mishrat.

Rregullon flokët dhe lëkurën:

Parandalon acarimin e lëkurës nga rroja, lufton puçrrat dhe aknet, parandalon zbokthin, zbut lëkurën.

Përdorimet e tjera:

Përdoret në rast emergjence si bombol zjarrfikëseje.

Largon milingonat dhe insektet.

Eliminon barërat e këqija nga lëndinat tuaja.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje