Smoothie me akullore

May 23
21:14
2016
Smoothie me akullore është një recetë e shpejtë dhe e shijshme për stinën e nxehtë të verës.
Përbërësit:
Gjysmë gote qumësht
Gjysmë molle
Disa kuba akulli
3-4 lugë akullore me vanilje
Pak kanellë
Bajame të grira
Përgatitja:
Në një blender vendosni të gjithë përbërësit dhe bluajini në maksimumin e shpejtësisë derisa të bëhet një krem shkumoz.
Shërbejeni të pluhurosur me kanellë dhe bajame të shkërmoqura.