Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Smoothie” jeshil

“Smoothie” jeshil
August 03
20:32 2016

Një recetë e thjeshtë për një pije shumë energjike dhe plot vitamina.

Përbërësit:

1 mollë jeshile

2 kivi

1 dardhë

1 dorë spinaq

300 ml qumësht

2 lugë mjaltë

një dorë me mana kinezë

pak kanellë

Përgatitja:

Qëroni dardhën, mollën, kivin dhe pritini në copa të mëdha, vendosini të ngrijnë. Po s’patët kohë të prisni derisa të ngrijnë mund të përdorni disa copa akulli.

Vendosuni të gjithë përbërësit e thatë në një përzierës, për ju që s’i keni ngrirë fusni brenda edhe disa copa akulli dhe shtoni sipër qumështin, mjaltin dhe kanellën. Jepini  një të bluar derisa të bëhet një krem shkumoz.

Shërbejeni të ftohtë me mana kinezë sipër.

Komento
Shperndaje