Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të përgatitni një koktej me verë?

Si të përgatitni një koktej me verë?
April 20
18:37 2016

Ju dashuroni verën dhe kotejet, por nuk e kishit menduar se mund të përgatisnit një koktej vere. Edhe në qoftë se nuk jeni simpatizant i alkoolit, ky koktej është e sigurt që do t’ju pëlqejë.

Zgjidhni verën që ju pëlqen dhe përgatitni koktejin.Ky lloj kokteji është një pije e thjeshtë dhe elegante për t’iu shërbyer mysafirëve tuaj.

Përbërësit:

  • 3 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 lugë gjelle sheqer pluhur
  • Një gotë ujë
  • 1/8 e gotës me verë të kuqe
  • ¼ e gotës me lëng portokalli
  • 3-4 kubikë akulli të grimcuar
  • Feta portokalli për dekorim

Përgatitja:

Hidhni dhe përzieni në një gotë  lëngun e limonit, sheqerin pluhur, ujin, verën dhe lëngun e portokallit. Limonadën e formuar hidheni në një gotë me kubikë akulli të grimcuar. Dekorojeni gotën me feta portokalli sipas dëshirës dhe kokteji është gati. Shijojeni!

Komento
Etiketimet
Shperndaje