Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të përgatitim tiramisu

Si të përgatitim tiramisu
March 31
19:38 2016

E kush nuk i adhuron ëmbëlsirat! E vetmja gjë që na pengon është frika e shtimit në peshë. Por në qoftë se përgatitim ëmbëlsira të lehta dhe jo me shumë sheqer, atëherë askush nuk na ndalon t’i shijojmë.

Tiramisuja është ëmbëlsira italiane e njohur në të gjithë botën. Thuhet se kjo ëmbëlsirë e ka origjinën në Siena (Toskana).

Tiramisu për 6-8 persona

Përbërësit:

  • 400 g biskota të gjata Savoiardi
  • 500 g Maskarpone (lloj djathi)
  • 6 vezë
  • 130 g sheqer
  • pak kakao pluhur (për pjesën sipër)
  • 3 filxhan kafe ekspres (për të lagur biskotat)

Përgatitja:

Si fillim përgatisim kafenë për të lagur biskotat dhe e lëmë pak të ftohet. Ndërkohë në një tas të madh rrahim të bardhat e vezës deri të bëhet një shkumë e vërtetë me ngjyrë të bardhë. Në një tas tjetër rrahim të verdhat e vezës me sheqerin. I rrahim fort derisa masa të bëhet ngjyrë e verdhë e hapur. Shtojmë në të maskarponen dhe e trazojmë mirë. Bashkojmë aty edhe të bardhat e vezës dhe i trazojmë të gjitha me kujdes. Kremi i tiramisusë është gati.

Në një tavë katrore shtrojmë një pjesë me biskota, të cilat i kemi lagur pak më parë me kafe. I mbulojmë me një shtresë kremi dhe sipër u hedhim, me një sitë, kakao pluhur. Shtrojmë edhe një shtresë tjetër biskota të lagura me kafe. I mbulojmë përsëri me një shtresë kremi dhe përfundojmë tiramisunë me një shtresë kakao pluhur. E vendosim ëmbëlsirën në frigorifer për disa orë përpara se ta shërbejmë.

Etiketimet
Shperndaje