Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të përgatitim “cheesecake” me kos

Si të përgatitim “cheesecake” me kos
April 11
19:32 2016

“Cheesecake” me kos është një ëmbëlsirë e shijshme dhe ka gjithmonë sukses kur ua shërbeni miqve.

Përbërësit:

Për bazën:

  • 150 g biskota
  • 100 g gjalpë
  • Pak lëkurë portokalli e grirë ose kanellë

Për mbushjen:

  • 250 g kos i bardhë i trashë
  • 250 g pana e freskët
  • 150 g sheqer pluhur
  • Pak vanilje
  • Marmelatë ose çokollatë e shkrirë

Përgatitja:

Si fillim përgatitni bazën e ëmbëlsirës. Merrni biskotat dhe grijini. Hidhini në një enë qelqi ku të shtoni gjalpin e shkrirë dhe pak lëkurë portokalli ose kanellë. Përziejini mirë bashkë dhe hidhini në një tavë ku keni vendosur letër furre. Nivelojeni mirë me fundin e lugës, për të krijuar një bazë të fortë. Vendoseni tavën në frigorifer për rreth  30-40 minuta.

Ndërkohë, përgatitni mbushjen e ëmbëlsirës. Në një enë qelqi hidhni pana dhe rriheni me rrahësin elektrik derisa të bëhet shkumë. Në një enë tjetër rrihni me rrahësin elektrik kosin me sheqerin pluhur dhe vaniljen derisa të përzihen mirë. Më pas trazoni me ngadalë këtë masë kremoze dhe hidheni mbi bazën e biskotave. Niveloni me lugë kremin dhe futeni  ëmbëlsirën në frigorifer duke e lënë 8-10 orë, që të mpikset.

Shërbehet me reçel ose çokollatë të shkrirë sipër.

Komento
Etiketimet
Shperndaje