Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të përgatisni qofte patatesh me djathë

Si të përgatisni qofte patatesh me djathë
April 22
17:26 2016

Qofte patatesh me djathë është një recetë e thjeshtë dhe e shijshme. Do të ishte një zgjedhje perfekte për një darkë me miq ose familjarë.

Përbërësit për 4 persona:

  • 500 g patate
  • 100 g djathë
  • 4 qepë të njoma
  • 1 lugë gjelle majdanoz
  • 1 vezë
  • 1 lugë lëng limoni
  • Miell
  • 3 lugë vaj
  • Pak piper të zi
  • Pak kripë

Përgatitja:

Fillimisht pastroni patatet, copëtojini dhe shtypini ato në një enë dhe  më pas shtypni djathin dhe shtojeni në të njëjtën enë. Grini qepët e njoma dhe hidhini në enë. Shtoni vezët, lëngun e limonit, vajin, majdanozin, kripën dhe piperin sipas dëshirës. Përziejeni mirë masën me përbërësit derisa të bëhet brumë. Brumin e përgatitur ndajeni në toptha të vegjël qoftesh, qoftet lyejini me miell dhe skuqini në një tigan me vaj të nxehtë. Këto qofte mund të serviren me salcë ose sallatë sipas dëshirës.

 

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje