Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të përgatisim vetë çaj pjeshke

July 04
09:36 2016

Një pije e shijshme për të freskuar ditët e nxehta. Komplet natyral dhe i përshtatshme edhe për fëmijët.

Përbërsit:

  • 1 kg pjeshka
  • 2 pako të vogla çaj jeshil ose i zi
  • 1 limon
  • 2 litra ujë
  • kuba akulli
  • gjethe mëndre ose borziloku
  • fruta të tjera sipas dëshirës për dekorim

Përgatitja:

Prisni pjeshkët në feta dhe vendosini të ziejnë në ujë derisa shikoni që fillojnë e shpërbehen. Lërini mënjanë të ftohen plotësisht.

Ngrohni dhe 1 filxhan çaji me ujë dhe vendoseni në të 2 pakot e çajit të lëshojnë aromën e tyre. Kur të jenë gati hiqini dhe lërini të ftohen plotësisht.

Tani kulloni lëngun e pjeshkëve dhe bashkojeni me çajin në një kanë, shtoni disa feta limon akoma disa feta pjeshke dhe lëreni në frigorifer të ftohen mirë.

Në momentin e  shërbimit servireni me kuba akulli, fruta të tjera për dekorim dhe ndonjë flet mëndre ose borziloku.

Burimi: Adda’s All

http://addasall.com/caj-pjeshke/

IMG_2969

 

Shperndaje