Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të bëni turshi me çfarëdolloj perimesh në mënyrën më të shpejtë

Si të bëni turshi me çfarëdolloj perimesh në mënyrën më të shpejtë
November 05
15:07 2016

Perimet turshi janë ndër kënaqësitë më të mëdha ushqimore në stinën e ftohtë të dimrit.
Duke qenë se tashmë jemi gati për t’i thënë “mirupafshim” verës, duhet të fillojmë përgatitjet për dimrin.

Ne do t’ju tregojmë më poshtë si të bëni turshi të shijshme me çfarëdolloj perimesh dhe pa i kushtuar gjithë ditën.

Përbërësit

1 kilogram perime, si kastravec, domate, fasule, karota, lakër etj.

2 tufa erëza të freskëta si majdanoz, rozmarinë etj.

1-2 lugë çaji erëza pluhur apo të thatë si piper kokërr, spec i kuq etj.

2 thelpinj hudhër të copëtuar apo të prerë

1 gotë uthull

1 gotë ujë

1 lugë çaji me kripë

1 lugë çaji me sheqer

PËRGATITJA

PËRGATISNI KAVANOZAT: Lajini mirë duke filluar që nga kapakët, grykat e deri te pjesët e brendshme. Më pas vendosini të thahen.

PËRGATISNI PERIMET: Lajini perimet e më pas thajini. Pas kësaj, qërojini perimet dhe pritini sipas dëshirës.

PËRGATISNI ERËZAT: Erëzat që do të përdorni, ndajini në enë të tjera bashkë me hudhrat.

SHTONI PERIMET: Perimet e bëra gati hidhni në kavanozat e tharë tashmë deri sa të mbushet gjysma e enës. Vendosini sa më ngjeshur, por pa i shtypur e ushtruar forcë të madhe.

PËRGATISNI LËNGUN: Bashkoni uthullën, ujin, sheqerin dhe kripën në një tigan e më pas vendoseni të ziejë. Këtë lëng hidheni më pas në hapësirën e mbetur te perimet.

LARGONI FLLUSKAT: Rrotullojini kapakët disa herë që të largoni flluskat nga ena.

MBYLLNI ENËN: Duke i vendosur kokëposhtë në një enë tjetër të mbushur me ujë zien “vulosni” të gjithë përmbajtjen.

VENDOSINI NË FRIGORIFER: Të gjithë përbërjen mund ta vendosni në frigorifer ose në vende me errësirë. Duhet të prisni 48 orë nëse doni t’i konsumoni sa më shpejt. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje