Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të bëni salcë karameli në 3 minuta duke përdorur mikrovalën

Si të bëni salcë karameli në 3 minuta duke përdorur mikrovalën
April 17
10:20 2016

Harroni djegien e sheqerit pa dashje teksa përpiqeni të bëni salcë karameli në kushte shtëpie sepse kjo mënyrë do t’ju shkurtojë kohë e do t’jua bëjë akulloren e të dielave shumë më të shijshme.

Në fëmijërinë tonë e kemi përdorur mikrovalën. Mamaja ime përdorte një pajisje të caktuar që e kthente orizin në pilaf të mrekullueshëm madje ajo shpesh përdorte mikrovalën për të gatuar ushqime të shpejta por tejet të shijshme.

Tani që jetoj vetëm, e kam blerë mikrovalën për të bërë të njëjtën gjë si mamaja ime, por kam vënë re se e kam përdorur këtë të fundit vetëm për të shkrirë gjalpin apo çokollatën.

Së fundmi kam filluar ta marr më seriozisht përdorimin e mikrovalës dhe të përfitoj më tepër prej saj. Kam zbuluar si të bëj një salcë të mrekullueshme prej karameli.

Kur vjen fjala te zgjuarsia e të përdorurit mikrovalën, salca prej karameli është e para që më vjen ndër mend. Edhe pse mënyra klasike se si bëhet kjo salcë është duke karamelizuar sheqerin e errët, një tjetër version është zierja e kremit, gjalpit dhe sheqerit, të gjitha së bashku, derisa ato të arrijnë të bëhen kompakte e të kthehen në formë salce karameli. Këtë mund ta bëni duke përdorur sobën, por është shumë me e lehtë nëse përdorni mikrovalën.

Shkrini pak gjalpë (këtë mund ta bëni në sobë ose në mikrovalë), shtoni sheqer dhe krem dhe lëreni në mikrovalë për 30 sekonda. Pas kësaj shtoni karamelin dhe mbajeni për 15 sekonda të tjera. Ja ku u bë! Ju do të keni 2 lugë të mëdha me krem karameli të cilën mund ta përdorni si salcë mbi kekun tuaj apo t’i jepni shije tjetër akullores tuaj. Një zgjidhje e mirë është ta shtoni edhe sipër frapesë apo kafesë së ftohtë që keni përgatitur.

Nëse përdorni doza më të mëdha përgatitije do të keni salcë karameli për një javë. Mund ta vendosni në frigorifer dhe ta keni aty sa herë të doni. Askush nuk do ta kuptojë që keni përdorur 3 minuta mikrovalën për atë salcë të mrekullueshme!

(Autore: Katherine Sacks)

Komento
Etiketimet
Shperndaje