Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si përgatiten krepat?

Si përgatiten krepat?
April 04
17:11 2016

Krepat janë një petë brumi me origjinë franceze. Të pjekura mbi një piastër, të kripura ose të ëmbla, ato janë një trend në kuzhinë.

 

  • Krepat e kripur

Përbërësit për 12-16 krepa:

3 vezë

250 g miell

40 g gjalpë

500 ml qumësht

Pak kripë

Përgatitja:

Në një enë të bollshme me anë të larta shtoni miellin duke e situr, pak kripë dhe qumështin. Rrihini mirë me rrahësin elektrik ose me telin e kuzhinës derisa të keni një masë lisho. Pastaj shtoni vezët, përziejini përsëri dhe në fund shtoni gjalpin e shkrirë. Rrihini derisa masa të jetë një krem i lëngshëm dhe homogjen. Mbulojeni me qese kuzhine enën dhe lëreni në frigorifer për të paktën 30 minuta.

Pas kësaj ngrohni mirë një piastër  për krepa ose një tigan me fund që nuk ngjit. Përzieni përsëri brumin e krepave dhe shtoni në tigan një garuzhde brumë. Rrotullojeni tiganin në mënyrë që të shpërndani gjithë brumin në sipërfaqen e tij. Lëreni pak sekonda sa të mpikset dhe të marrë ngjyrën e artë dhe kthejeni petën e krepit. Vazhdoni kështu për gjithë pjesën tjetër të mbetur.

  • Krepat e ëmbël

Përbërësit për krepat e ëmbël:

3 vezë

250 g miell

40  g gjalpë

50 g sheqer

Pak vanilje

500 ml qumësht

(Sipas dëshirës brumit mund t’i shtoni pak kanellë ose rum.)

Përgatitja:

Në një enë të bollshme me anë të larta shtoni miellin duke e situr, sheqerin, vaniljen dhe qumështin. Rrihini mirë me rrahësin elektrik ose me telin e kuzhinës deri sa të keni një masë lisho. Pastaj shtoni vezët, përziejini përsëri dhe në fund shtoni gjalpin e shkrirë. Rrihini deri sa masa të jetë një krem i lëngshëm dhe homogjen. Mbulojeni me qese kuzhine enën dhe lëreni në frigorifer për të paktën 30 minuta.

Pas kësaj ngrohni mirë një piastër  për krepa ose një tigan me fund që nuk ngjit. Përzieni përsëri brumin e krepave dhe shtoni në tigan një garuzhde brumë. Rrotullojeni tiganin në mënyrë që të shpërndani gjithë brumin në sipërfaqen e tij. Lëreni pak sekonda sa të mpikset dhe të marrë ngjyrën e artë dhe kthejeni petën e krepit. Vazhdoni kështu për gjithë pjesën tjetër të mbetur.

Brumin e krepave mund ta ruani në frigorifer një ditë të mbuluar me qese kuzhine, kurse petat për 3-4 ditë.

Etiketimet
Shperndaje