Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sfoljatë me spinaq, proshutë, djathë të tymosur

Sfoljatë me spinaq, proshutë, djathë të tymosur
December 09
19:09 2016

Përbërësit:

  • 1 petë sfoljat
  • 200 g spinaq i zierë më parë dhe i kulluar
  • 4 fletë proshutë e pjekur gjeli deti, pule ose derri
  • 4 fletë djathë të tymosur për shkrirje
  • pak kripë
  • pak piper të zi
  • 1 spec i kuq
  • pak majdanoz
  • 1 lugë qumësht
  • pak fara susami

Përgatitja:

Shtroni sfoljatën dhe gjysmën e tij shpojeni me pirun. Shtroni fletët e proshutës, djathin, spinaqin, specin të prerë në kubikë. Shtoni kripë, piper, pak majdanoz të grirë. Mbylleni sfoljatën duke izoluar mirë anët. Bëni disa shpime me pirun në  sipërfaqe.  Lyejeni sipër me pak qumësht, spërkateni me susam dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për 30 minuta ose derisa shikoni që është thekur sipërfaqja dhe ka marrë ngjyrën e bukur të artë. /Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

Komento
Shperndaje