Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sfoljatë me spinaq, proshutë, djathë të tymosur

Sfoljatë me spinaq, proshutë, djathë të tymosur
April 17
21:09 2018

Përbërësit:

1 petë sfolajtë

200 gr. spinaq i zier më parë dhe i kulluarë

4 fletë proshut e pjekur gjeli deti, pule ose derri

4 flete djathë të tymosur për shkrirje , i imi i tipit “scarmoza” Skarmoza ose çdo lloj djathi tjetër që dëshironi

pak kripë

pak piper të zi

1 spec i kuq

pak majdnoz

1 lugë qumësht

pak fara suzami të zi, në munges suzamin normal

Përgatitja

Shtroni sfoljatin dhe gjysmën e tijë shpojeni me pirun. Shtroni fletët e proshutës, djathin, spinaqin, specin të prerë në kubik, kriposeni, piperoseni, shtoni pak majdanoz të grirë, mbylleni sfoljatin duke izoluar mirë anët. Bëni disa të shpuara me pirunë dhesipërfaqes së tij, Lyeni sipër me pak qumësht, spërkateni me suzam dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për 30 minuta ose derisa shikoni që është thekur sipërfaqja dhe ka marr ngjyrën e bukur të artë.

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje