Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sfoljatë me spinaq, proshutë, djathë të tymosur

Sfoljatë me spinaq, proshutë, djathë të tymosur
January 05
19:27 2018

Përbërsit:

  • 1 petë sfolajtë
  • 200 gr. spinaq i zier më parë dhe i kulluarë
  • 4 fletë proshut e pjekur gjeli deti, pule ose derri
  • 4 flete djathë të tymosur për shkrirje , i imi i tipit “scarmoza” Skarmoza ose çdo lloj djathi tjetër që dëshironi
  • pak kripë
  • pak piper të zi
  • 1 spec i kuq
  • pak majdnoz
  • 1 lugë qumësht
  • pak fara suzami të zi, në munges suzamin normal

Përgatitja:

Shtroni sfoljatin dhe gjysmën e tij shpojeni me pirun. Shtroni fletët e proshutës, djathin, spinaqin, specin të prerë në kubik, kriposeni, piperoseni, shtoni pak majdanoz të grirë, mbylleni sfoljatin duke izoluar mirë anët. Bëni disa të shpuara me pirunë dhesipërfaqes së tij, Lyeni sipër me pak qumësht, spërkateni me suzam dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për 30 minuta ose derisa shikoni që është thekur sipërfaqja dhe ka marr ngjyrën e bukur të artë./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje