Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sfoljatë me spinaq, proshutë, djathë të tymosur

Sfoljatë me spinaq, proshutë, djathë të tymosur
July 04
17:49 2017

Përbërësit:

  • 1 petë sfoljatë
  • 200 g spinaq i zier më parë dhe i kulluar
  • 4 fletë proshutë e pjekur gjeli deti, pule ose derri
  • 4 fletë djathë të tymosur për shkrirje
  • pak kripë
  • pak piper të zi
  • 1 spec i kuq
  • pak majdanoz
  • 1 lugë qumësht
  • pak fara susami të zi

Përgatitja:

Shtroni sfoljatin dhe gjysmën e tij shpojeni me pirun. Shtroni fletët e proshutës, djathin, spinaqin, specin të prerë në kubikë, shtoni kripë, piper,  pak majdanoz të grirë, mbylleni sfoljatin duke izoluar mirë anët. Bëni disa të shpuara me pirun dhe sipërfaqen e tij lyejeni sipër me pak qumësht, spërkateni me susam dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për 30 minuta ose derisa të shikoni që është thekur sipërfaqja dhe ka marrë ngjyrën e bukur të artë./Blitz.al/

Adda’s All

Komento
Shperndaje