Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sfoljatë me spinaq, proshutë, djathë të tymosur

Sfoljatë me spinaq, proshutë, djathë të tymosur
April 19
18:57 2017

Përbërësit:

  • 1 petë sfoljatë
  • 200 g spinaq i zier më parë dhe i kulluar
  • 4 fletë proshutë e pjekur gjeli deti, pule ose derri
  • 4 fletë djathë të tymosur për shkrirje
  • pak kripë
  • pak piper të zi
  • 1 spec i kuq
  • pak majdanoz
  • 1 lugë qumësht
  • pak fara susami

Përgatitja:

Shtroni sfoljatin dhe gjysmën e tij shpojeni me pirun. Shtroni fletët e proshutës, djathin, spinaqin, specin të prerë në kubik. Shtoni kripë, piper, pak majdanoz të grirë, mbylleni sfoljatin duke izoluar mirë anët. Bëjini disa të shpuara me pirun sipërfaqes së tij. Lyejeni sipër me pak qumësht, spërkateni me susam dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për 30 minuta ose derisa shikoni që është thekur sipërfaqja dhe ka marrë ngjyrën e bukur të artë./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

Komento
Shperndaje