Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sfoljatë me karkaleca dhe pesto borziloku

Sfoljatë me karkaleca dhe pesto borziloku
July 11
19:23 2016

Përbërësit:

  • 1 petë sfoljatë
  • 1 dorë karkaleca, rreth 15 copë
  • 2-3 lugë pesto borziloku
  • një dorë domate të vogla
  • disa degë trumëza
  • kripë dhe piper i zi
  • 1 lugë parmixhano i grirë
  • 1 e verdhë veze
  • 1 lugë qumësht

Përgatitja:

Shtroni petën sfoljatë dhe ndajeni në 6 katrorë.

Mesin e saj shpojeni me pirun duke lënë një hapësirë  të vogël anëve. Mesin lyejeni me pak pesto, vendosi sipër pestos karkalecat e pastruara, domatet e prera, shtoni pak kripë, piper, djathë të grirë dhe gjethe trumëze. Rrihni të verdhën e vezëve me qumështin dhe me penelin e kuzhinës lyeni anët e sfoljatit.

Piqeni sobën e nxehur më parë në 200°C për 20 minuta.

Shërbejeni si antipastë ose për aperitivin tuaj të pasdites.

Burimi: Adda’s All

Sfoljatë me karkaleca dhe pesto borziloku

Etiketimet
Shperndaje