Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sfoljatë me banane, krem djathi dhe çokollatë

Sfoljatë me banane, krem djathi dhe çokollatë
May 04
18:08 2017

Përbërësit:

  • 1 petë sfoljatë
  • 1 çokollatë
  • gjysmën e vasketës nga kremi “Philadelphia” natyral
  • 1 lugë mjaltë
  • 1 banane e vogël
  • 1 lugë me stika pishe, por mund të përdorni dhe bajame ose arra të shkërmoqura
  • pakëz vanilje

Përgatitja:

Përzieni djathin e butë me mjaltin dhe vaniljen.

Shtoni petën e sfoljatit, lini mesin bosh sa gjerësia e çokollatës dhe bëni prerje tërthore në të, në mënyrë që  ta mbështillni si një kallëz gruri.

Shpojeni mesin me pirun, përhapni kremin e djathit, vendosni sipër feta banane dhe sipër tyre, çokollatën.

Mbështilleni duke ndërthurur të prerat e brumit ndërmjet tyre, sipërfaqen lyejeni me një të verdhë veze të rrahur dhe sipër shtoni dhe stikat e pishës.

Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për 20-25 minuta./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje