Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sepje pikante

Sepje pikante
November 15
15:23 2016

Përbërësit:

  • 4 sepje
  • 3 speca djegës të freskët
  • 1 gotë verë të bardhë
  • 1 lugë gjalpë
  • 1 lugë vaj ulliri
  • Pak bar qepe, në mungesë gjethe qepe
  • pakëz kripë
  • 2 thelpinj hudhra

Përgatitja:

Pastroni sepjet nga të brendshmet, kocka e trupit, dhëmbi i tentakulave duke i shkëputur ato nga trupi. Sytë e sepjes hiqini nga tentakulat. Lajini mirë dhe priteni trupin e sepjes në copa mesatare. Bëjini disa të prera në formë rombesh. Thajini mirë me një letër kuzhine.

Vendosni gjalpin të shkrihet dhe shtoni edhe vajin, hudhrat e grira imët dhe specin djegës të grirë. Vendosini sepjet të skuqen dhe kthejini nga ana tjetër. Shtoni kripë.  Kur të jenë thekur mirë shuajini me verë të bardhë.

Kalojini direkt në furrën e nxehur më parë në maksimum dhe lëreni të gatuhen nja 5 minuta.

Hiqini dhe shërbejini me bar qepe sipër./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje