Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sepje pikante

Sepje pikante
October 10
19:53 2017
Një pjatë shumë e shijshme me këtë produktë që nuk e shohim shpesh në tavolinat tona gati i panjohur. Në faktë me sepje duhet të bësh kujdes tek i gatuan sepse nëse e tejkalojmë  ato trashen dhe bëhen si llastik. Sot po i sjell të gatuara thjeshte, pikante, të thkerisura në gjalpë. Një pjatë e mirë për të pirë një gotë.

Përbërsit:

  • 4 sepje
  • 3 speca djegës të freskët
  • 1 gotë verë të bardhë
  • 1 lugë gjalpë
  • 1 lugë vaj ulliri
  • Pak barë qepe në munges gjethe qepe
  • pakëz kripë
  • 2 thelpinjë hudhra

Përgatitja:

Pastroni sepjet nga të brendëshmet, kocka e trupit, dhëmbi i tentakulave duke i shkëputur ato nga trupi. Sytë e sepjes hiqini nga tentakulat. Lajini mirë dhe pritni trupin e sepjes në copa mesatare. Bëni disa të prera në formë rombesh sipërfaqes . Thajini mirë me një letër kuzhine.

Vendosni gjalpin të shkrihet dhe shtoni dhe vajin, hudhrat e grira imët dhe specin djegës të grirë. Vendosini sepjet të skuqen dhe kthejini dhe nga ana tjetër. Kriposini.  Kur të jenë thekërisur mirë shuajini me verë të bardhë.

Trasferojini direkt në furrën e nxehur më parë në maksimum dhe lëreni të gatuhen nja 5 minuta.

Hiqini dhe shërbejini me bar qepe sipër./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje