Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sekreti për të bërë picën perfekte në shtëpi

Sekreti për të bërë picën perfekte në shtëpi
May 31
20:14 2016

Një kuzhiniere e njohur në Nju Jork ka dhënë disa këshilla për të bërë një picë të shijshme në shtëpi. Pasi të vini në zbatim këshillat e saj, do të shikoni se ka shumë ndryshim nga pica që bënit më parë.

Sekretet për picën:

  1. Tepsia ku duhet të bëni picën duhet zgjedhur me kujdes.
  2. Matni me saktësi sasinë e përbërësve të picës.
  3. Domatet më të mira për pica janë ato të konservuarat, të cilat janë pastruar dhe u janë hequr farat.
  4. Ngrini në maksimum temperaturën e furrës për të përftuar koret e shijshme.
  5. Duhet të lini brumin të pushojë pothuajse gjithë natën.
  6. Punoni brumin me të dyja duart duke i dhënë formën e duhur.
  7. Sigurohuni që brumi juaj është i butë dhe nuk ka vaj në pjesën e kores.
  8. Shpërndani brumin në të gjithë tepsinë në mënyrë të barabartë.

 

Përbërësit për brumin:

  • 1 kg miell
  • 150 g vaj ulliri
  • 300 g maja birre
  • 600 g ujë
  • 20 g kripë
  • 12 g maja e thatë

Përgatitja:

Përzieni miellin, vajin e ullirit dhe ujin deri sa të formohet një masë. Lini brumin të pushojë për 20 minuta. Më pas shtoni kripën, majanë e thatë përziejini dhe lini brumin për 45 minuta që të dyfishojë masën. Gjatë natës vendoseni në frigorifer. Ditën tjetër ndajeni brumin në 7-10 copa dhe lyejini me miell. Mbyllini copat e brumit në një tas plastik dhe i lini të pushojnë për 20 minuta.  Në kohën që brumi po pushon, ndizni furrën në temperaturë 260oC.

Tërhiqni një copë brumi nga tasi dhe shtypeni pa i prekur pjesët e kores. Filloni zgjat brumin me duar dhe pasi ta keni përhapur brumin mirë vendoseni në tepsi për 12-18 minuta.

Pasi brumi të jetë gati mund të përdorni përbërësit që dëshironi dhe pica është gati.

01-the-secret-to-making-pizza-at-home

Komento
Etiketimet
Shperndaje