Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Seadas – ëmbëlsira me mjaltë dhe djathë e Sardenjas

Seadas – ëmbëlsira me mjaltë dhe djathë e Sardenjas
March 08
20:00 2017

Përbërësit për rreth 20-25 copë

Për brumin:

  • 400 g miell
  • 3 vezë
  • 2 lugë dhjamë
  • 1 lugë ujë
  • pak kripë

Për mbushjen:

  • rreth 500 g  djathë pekorino i butë, në mungesë çdo lloj djathi i freskët dhe i butë
  • lëkura e grirë e dy portokajve
  • lëngu i 1 limoni
  • mjaltë ose sheqer pluhur

Përgatitja:

Shkrini kripën në ujë dhe shtojeni te mielli, pastaj shtoni vezët dhe dhjamin e shkrirë dhe zini me të brumin. Mbulojeni me një beze dhe lëreni brumin të pushojë.

Ndërkohë, grini me rende djathin dhe bashkojeni me lëkurat e grira të portokallit dhe lëngun e limonit.  Përziejini mirë derisa të formohet si një brumë i butë dhe përbërësit të bashkohen me njëri-tjetrin.

Hapni petë nga brumi sa më hollë të mundeni dhe priteni në disqe të vogla me një formë të përshtatshme ose me një gotë uji. Mbusheni mesin e një disku me pak djathë të aromatizuar dhe sipër vendosni një disk tjetër. Anët e brumit, për t’i izoluar mirë, mund t’i njomni me ndihmën e një peneli kuzhine të lyer me pak ujë ose një të bardhë veze. Skuqini në vaj ulliri të nxehur mirë dhe shërbejini të nxehta me mjaltë ose sheqer pluhur./Blitz.al/

Burimi:Adda’s All

Komento
Shperndaje