Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sardele me salcë domatesh

Sardele me salcë domatesh
May 01
18:56 2017

Përbërësit:

  • 500 g sardele
  • 250 -300 g salcë domatesh
  • 4-5 thelpinj hudhra
  • kripë dhe piper të zi
  • gjethe borziloku ose majdanozi
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë  kaperi
  • 1 spec djegës
  • 1 gjethe dafine
  • pak rigon

Përgatitja:

Pastroni sardelet duke ua hequr dhe shiritin e halave në mes të trupit të tyre, shpëlajini mirë, kriposini  dhe lërini të kullojnë.

Në një tigan të përshtatshëm dhe për furrë kaurdisni hudhrat e grira imët me vajin dhe borzilokun,  shtoni dhe specin djegës dhe kaperin. Sapo përbërësit të aromatizohen shtoni salcën e domateve. Shtoni kripë, piper, rigon dhe lëreni të gatuhet nja 10 minuta sa të ikë aciditeti i domateve.

Pas 10 minutash rendisni në tigan një nga një të gjitha sardelet dhe sipër njëra-tjetrës nëse vendi nuk mjafton. Vendosni gjethen e dafinës dhe tiganin kalojeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për 20-30  minuta, sa të shikoni që sardelet janë pjekur dhe salca është bërë.

Shërbejeni me borzilok të freskët sipër dhe feta buke të thekur me vaj dhe rigon./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje